Gazetat portugeze thonë që Fernandes do të transferohet në Tottenham

21/11/2019 12:14

Jose Mourinho është gati të provojë të transferojë mesfushorin e Sporting CP, Bruno Fernandes.

Fernandes vazhdon me formën e shkëlqyer te gjiganti portugez dhe që nga afati veror është i kërkuar nga Tottenham e Manchester United.

Gazetat portugeze në ballinë kanë vënë foton e teknikut portugez me lojtarin, gjë që ka bërë të ketë spekulime rreth të ardhmes së tij.

“A Bola”, një ndër gazetat më të njohura në Portugali, shkruan se Mourinho ia ka hapur derën Brunos dhe do të tentojë ta transferojë në janar.

Ndërkohë “Record” tjetër gazetë e njohur e ka lënë titullin, Bruno i veçantë, transmeton KosovaPress.

Derisa gazeta “O Jogo” beson që tekniku portugez është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për portugezin.

Top Channel