“Air Albania Stadium”, Partizani bën hapin e parë zyrtar

21/11/2019 22:30

Ka qenë kërkesa e të gjithë shqiptarëve që të kishin një stadium kombëtar modern, dhe konkurrues me modelet e stadiumeve Europiane. Ëndrra e sportdashësve u bë realitet me inaugurimin e impiantit më të ri të kombëtares kuqezi “Air Albania Stadium”.

Në stadium u zhvillua ndeshja midis Shqipërisë dhe Francë e vlefshme për fazën e eliminatorëve për në fazë në grupe për në Euro 2020. Por një kërkesë është dërguar ditën e sotme nga ekipi i Partizanit për të zhvilluar derbin kundër Tiranës pikërisht në këtë impiant.

Derbi më i rëndësishëm në vend do të ishte akoma dhe më emocionues të ndjekura nga shkallët e stadiumit “Air Albania Stadium” dhe do ta shtonte akoma më shumë entuziazmin në shkallët e stadiumit.

Federata po reflekton për kërkesën e klubit dhe partizanit duke parë dhe kohën kur do të luhet derbi, çdo gjë mund të organizohet që kjo sfidë të zhvillohet në “stadiumin e ri të shqiptarëve”.

Top Channel