Kultivuesit e shegëve në Afganistanin jugor, ku rritja e frutit është një alternativë e rëndësishme ndaj kultivimit të opiumit, thonë se puna nuk po u ecën mirë këtë vit, me biznesin e prekur nga moti jo i përshtatshëm, infeksionet dhe problemet me eksportin.

Fryti i shëndetshëm është i famshëm në të gjithë globit për përfitimet shëndetësore që siguron dhe është një pjesë me të cilën fermerët afganë krenohen, veçanërisht në provincën e Kandaharit, ku shegët me përmasat e një shalqiri të vogël, varen nga degët e pemëve.

Cdo vjeshtë, afganët fillojnë të konsumojnë lëngun e shegës ndërsa fruti është me bollëk në sezon. Shitësit mbushin stendat me piramida shegësh dhe ofrojnë pije të freskëta, të sapo shtrydhura.

Por, disa fermerë thonë se një infeksion dhe insektet po dëmtojnë si rrallë herë prodhimin këtë sezon dhe akuzojnë Pakistanin fqinj, për tarifat e reja që po dëmtojnë eksportet.

Haxhii Abdul Manan, që rrit shegë në Kandaharin jugor prej 30 vitesh, thotë se një i ftohtë pranveror dëmtoi lulet e shegës duke prekur 40 për qind të të mbjellave të tij.

Përveç shijes së saj të ëmbël, fansat e shegëve flasin me zell edhe për përfitimet shëndetësore që garanton ajo, mes të cilave nivele të larta të vitaminës C dhe antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit. Në Kandahar, një shegë me përmasa mesatare kushton rreth 15 centë por në kohën kur fruti arrin Kabulin, ai kushton rreth tre herë më shumë.

Top Channel