Mundësia që Agim Kajmaku të paraqitet pranë një zyre noterie, me qëllim që ai të mund të lëshojë një prokurorë përfaqësie për avokatin e tij, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e fundit i ka bërë shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, ku kërkohet që noterët të njoftojnë menjëherë nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre.

Shkresa mban datën 14 nëntor 2019.

Në rast se noterët konstatojnë se Agim Kajmaku është paraqitur pranë zyrave të tyre paraprakisht duhet të njoftojnë policinë e shtetit në numrin 129, pa kryer asnjë veprim tjetër noterial pasi në rast të kundërt do të ngarkohen me përgjegjësi penale.

Prokuroria në rrugë zyrtare ka pohuar se Agim Kajmaku kërkohet në lidhje me hetimin e nisur ndaj tij për falsifikim të formularëve , ngjarje e cila gjatë verës u denoncua nga opozita. Faktin që ai ka qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar në formularin e dekriminalizimit.

Por ai gjithashtu është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës pasi ditën e fundit kur ndërpreu mandatin ka shkarkuar dy nënkryetarë të bashkisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA