NBA, LeBron rishkruan historinë, Golden State rikthehet te fitorja

20/11/2019 14:45

LeBron James vazhdon të rishkruajë historinë në NBA. Mbreti James ishte protagonist në fitoren e 5-të radhazi të Los Angeles Lakers që në Staples Center mposhti 112-107 Oklahoma City Thunder.

Me 25 pikë 11 rebound dhe 10 asiste, LeBron u bë lojtari i vetëm në historinë e NBA që ka koleksionuar të paktën një triple double ndaj të gjitha skuadrave. Megjithatë në këtë fitore të Lakers një rol të rëndësishëm luajti Anthony Davis autor i 34 pikëve.

U rikthye te fitorja pas një serie të gjatë humbjesh, Golden State Warriors që triumfoi me rezultatin 95-114 në shtëpinë e Memphis Grizliess, duke regjistruar suksesin e 3-të sezonal, ndërsa numëron edhe 12 humbje që e pozicionojnë në vendin e fundit të Konferencës së Perëndimit.

Top Channel