Pilulat që përdoren më shpesh për problemet e tensionit të lartë janë efektive në shtypjen e kujtimeve të pakëndshme.

Propranololi, i cili është një pjesë integrale e shumicës së ilaçeve për presionin e lartë të gjakut, mendohet se vepron në proteina në tru dhe mund të jetë një “kurë për një zemër të thyer”.

Refuzimi i kujtimeve të padëshiruara dhe të dhimbshme mund të bëhet realitet për njerëzit që kanë vështirësi të përballen me ngjarje traumatike.

Shkencëtarët britanikë kanë testuar një pilulë në 60 persona që vuajnë nga sindroma “zemër e thyer”, e cila synon të fshijë, ose shtypë, kujtesën e personit që u shkaktoi atyre dhimbje, si dhe kujtesën e një përvoje të pakëndshme, raporton Daily Mail.

Ky studim britanik përfshiu njerëz që pësuan të njëjtën kolaps emocional, shumë kohë më parë të braktisur nga partnerët e tyre dhe të gjithë ata duke dashur të harrojnë atë person që u shkaktoi atyre dhimbje.

Pas përdorimit të ilaçeve të presionit të gjakut propranolol, subjektet u detyruan të kujtojnë këtë përvojë traumatike duke shkruar më parë dhe më pas të lexonin një përshkrim shumë të hollësishëm të përfundimit, transmeton KosovaPress.

Ata duhej ta përsërisnin këtë procedurë katër deri gjashtë herë (gjatë gjithë kohës nën ndikimin e propranololit), dhe qëllimi i përsëritjes ishte të lehtësonte ndikimin e memories së dhimbshme në psikikën e tyre.

Në përfundim të eksperimentit, të anketuarit pohuan se ndjeheshin shumë më të lehtësuar dhe se më në fund ishin të gatshëm të “kthenin një faqe të re”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA