I ftuar në studion televizive të Fox Business, Andre Calantzopoulos, CEO iPhilip Morris International, sqaroi se situata e krijuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen si pasojë e përdorimit të vajrave të paautorizuar për ngrohje me pajisjet e cigareve elektronike.

Ai tha se “ka shumë polemika dhe keqkuptime, rreth kësaj historie të produkteve vaping. Të cilat të prodhuara siç duhet nga prodhuesit legjitimë, me sistemet e mbyllura, janë alternativa më të mira sesa cigaret. Padyshim duhet theksuar fakti që nuk kanë kaluar në procesin e FDA dhe kjo nuk është vërtetuar zyrtarisht, por sigurisht që ka shumë autoritete të shëndetit publik në të gjithë botën që pranojnë se ka alternativa më të mira se cigaret për njerëzit që në të kundërtdo tëvazhdonin të pinin cigare”.

Sipas Calanztopoulos, rregullimi ligjor i produkteve ‘vaping’ është një shqetësim për të gjithë. Ai sqaron se “produktet e duhanit me shije duhet të rregullohen por në një farë mase, pasi duhet të kemi parasysh gjithashtu që në SH.B.A. janëmë shumë se 35% të duhanpirësve që përdorin produkte me mentol, dhe nëse duam që ata të kalojnë në këto alternativa , ne duhet të autorizojmë diçka nën mbikëqyrjen e FDA”.

Një aspekt tjetër mbi të cilin duhet vëmendje, sipas Calantzopoulos është dhe limitimi i moshës. Ai thekson se “ne kemi nevojë për edukimin në shkolla. Nëse deri më tani u kemi thënë fëmijëve të mos pinë duhan tani duhet t’u themi atyre të mos përdorin produkte me nikotine; pasi nuk është e mirë për ta”. CEO i PMI sugjeron se është nevoja për kontroll të shit-blerjes me pakicë në mënyrë që këto produkte të mbërrijnë vetëm tek përdorues të rritur të identifikuar.

I pyetur mbi ambicien e kompanisë që drejton në krijimin e një bote pa tym duhani, Calantzopoulos u shpreh se “ajo që ne duam të arrijmë është një botë pa cigare, ku nëse njerëzit e lënë tërësisht, dhe kjo është arsyeja pse duhet të vazhdojmë masat kufizuese ndaj cigareve që t’i bëjmë njerëzit të kalojnë në alternative që janë më pak të dëmshme për ta”.

Sipas tij, “të gjitha alternativat e cigareve, nëse duhet të jenë më të mira se cigaret për sa i përket toksinave, sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë duhet të shmangin djegien, sepse është djegia në cigare që shkakton toksina. Nikotina krijon varësi, që njihet gjerësisht, por nuk është faktor në aspektin e gjenezës së sëmundjes. Pra, emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre produkteve alternative është se ato nuk digjen. Disa nga produktet tona në portofol përdorin duhan që ngrohet përmes një pajisjeje. Përmes IQOS kemi një ulje prej 90 deri 95 përqind të toksinave në krahasim me një cigare tradicionale”.

IQOS aktualisht shitet në 51 tregje në botë dhe sot janëgati 13 milion njerëz që e kanë zgjedhur kundrejt cigareve. Lidhur me këtë Calantzopoulos thotë se kjo ështëshkalla më e lartë e konvertimit qëështë bërë ndaj çdo alternative të cigares dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA