Ardian Dvorani, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i është përgjigjur në emisionin Top Talk në Top Channel, akuzave të opozitës dhe veçanërisht të ish-kryeministrit Sali Berisha, për lidhje të tij me Partinë Socialiste.

“Unë s’kam bërë kurrë jetë politike. Jeta ime është tërësisht profesionale, nuk kam në asnjë moment jetë politike në aktivitetin tim. Kam punuar vetëm si nëpunës publik dhe tani jam gjyqtar”, tha Dvorani.

Duke iu referuar akuzës së Berishës, Dvorani sqaroi se ka marrë pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste, kur ajo ishte në opozitë, por vetëm si përfaqësues i Unionit të Gjyqtarëve dhe të pranishëm aty ishin përfaqësues të prokurorëve, avokatëve, shoqëri civile dhe përfaqësues të ambasadave.

“Zoti Sali Berisha kujton pjesëmarrjen time në një aktivitet të PS. Kjo është një gjë e pavërtetë dhe nuk duhet të thuhet. Bëhet fjalë për një aktivitet ku unë kam marrë pjesë, së bashku me një koleg, si përfaqësues dhe anëtar të kryesisë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në atë aktivitet kanë qenë pjesëmarrës të gjitha institucionet publike. Aty kam përfaqësuar një grup interesi dhe kam qenë si përfaqësues në bazë të një vendimi të marrë nga Unioni i Gjyqtarëve. Merrnin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të huaja dhe ambasadave”, sqaroi Dovrani.

  “Kushtetuesja”/ Dvorani në Top Talk: Radha është momenti kur lind vakanca, jo ku përfundon procesi

  Top Talk/ Dvorani: Arta Vorpsi duhet të jetë anëtare e “Kushtetueses”; Meta të japë shpjegime

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA