Vrasja në Ksamil/ U la në burg pasi tentoi të largojnë me makinë Vatën drejt Tiranës, shtetasi turk në Gjykatë: Më tha jam rrëzuar me motor, kërkoi…
Një 72-vjeçare është përplasur nga një makinë në Tiranë ndërsa po kalonte rrugën.
Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel