Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe drejtori i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.
Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë.
Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit. Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikë-bërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim.
Top Channel