FIFA ka publikuar një intervistë me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, në të cilën ky i fundit ka pranuar se Sevilla është stadiumi të cilin e urren.

Klopp nuk ka arritur të fitojë në “Sancehz Pizjuan” me tri klubet që ka provuar Mainz 05, Borussia Dortmund dhe Liverpool.

Me “Reds” ishte afër fitores në vitin 2016, pasi ishin në avantazh prej tri golave, mirëpo në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3-3.

Tekniku gjerman ka thënë se nuk e di cili stadium është më i miri, por më i urryeri është stadiumi i Sevillas.

“Nuk jam i sigurt cili është stadiumi më i mirë për të luajtur, por stadiumi që urrej të luaj është Sevilla për shkak të atmosferës. Është kompliment”, deklaroi ai.

Liverpool për momentin janë në formë të mrekullueshme, pasi nuk di për humbje në kampionatin anglez dhe ka arritur të grumbullojë 34 pikë, tetë më shumë se Leicester e Chelsea në vendin e dytë dhe të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA