Gazetarja simpatike Jerida Sakaj, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth pasionit të saj më të madh, pikturimi i veshjeve.

Jerida tregoi se prej tetë vitesh i është dedikuar këtij pasioni, që lindi krejt rastësisht pasi dizenjoi një palë këpucë që nuk i pëlqenin dhe aq shumë në formën e vjetër.

E pyetur nga Bieta, Jerida zbuloi se së shpejti ka në plan të realizojë ekspozitën e saj të tretë.

Ajo theksoi se këtë herë qëllimi është krijimi i një ekspozite me një tematikë të caktuar, qoftë motivet popullore shqiptare apo figura e gruas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA