Një sfilatë e Demi Rose, e cilësuar si “skandaloze” nga shumë komentues, i ka kushtuar “rëndë” modeles super “bombë”.

Pasi video e sikletshme u publikua në Twitter, ndjekësit e kanë tallur 24 vjeçaren duke e konsideruar ecjen e saj për “Oh Polly” si më të keqen në histori.

Pas lumit të komenteve negative, Demi reagoi në rrjetin social dhe fajëson vdekjen e prindërve të saj për ecjen jo të mirë në pasarelë.

“Isha shumë nervoze, nuk doja ta bëja. Më humbi bluza në backstage, këpucët i kisha shumë të mëdha, për të mos përmendur problemet personale, humbjen e prindërve të mi, mamanë një muaj më parë,” shkruan britanikja.

Babai i Rose, Barrie, ndërroi jetë tetorin e kaluar, kurse mamaja vdiq në qershor të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA