Në Open në Top Channel është i ftuar presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili gjendet përballë gazetarëve.
Meta zhvilloi një debat me analistin Andi Bushatin për përplasjen që presidenti ka me qeverinë. Bushati tha se presidenti Meta mund të bënte një shërbim më të mirë në qoftë se do të jepte dorëheqjen.
“Jam dakord me presidentin kur thotë që Edi Rama ka marrë çdo institucion. Presidenti do t’i bënte rezistencë më të madhe në qoftë se do jepte dorëheqjen. Kjo është në fakt ajo që do mazhoranca, që ta shesë. Jemi një qeveri që kemi kundërshtar presidentin, thotë mazhoranca. Ne kemi një President pa pushtet dhe Rama po e shet në botë se kemi përplasje me Presidentin. Do të ishte më mirë të jepni dorëheqjen. Një presidenti që nuk i publikohet vendimi në Fletoren Zyrtare, nuk është President”, tha Bushati.
Ndërhyri Meta dukë thënë:
“Ju prisni që unë të bëj të gjitha punët. Presidenti bën detyrën që i takon. E di çfarë kërkon Bushati. Presidenti nuk do marrë lidershipin e opozitës por do luftojë për shqiptarët.”
“Një president kukull, sa për shfaqje”, ndërhyri sërish Bushati.
Top Channel