Juventus në darkën e Krishtlindjes, John Elkann: Jemi një familje, objektivi është të kthehemi te triumfet
As Spanja dhe as Italia të kualifikuara më parë nuk kishin nevojë për pikë në sfidat eliminatore të Europianit 2020, por kjo nuk i ndali pretendentë për trofeun, që të asfaltojnë kundërshtarët e tyre në ndeshjet e shtëpisë.
Si në Madrid ashtu edhe në Palermo, u panë plot 15 gola që e kthyen epilogun e fushatës, në një festë elektrizuese.
Spanja shkatërroi 5-0 Rumaninë në stadiumin Uanda Metropolitano në kryeqytet në një përballje ku nuk e vendosi asnjëherë në diskutim supremacinë e saj. Ofensiva e iberikëve që në minutat e para u konkretizua me Fabian Ruiz në kohën dhe vendin e duhur ndërsa dy golat e Morenos dhe autogoli i Rus, shkatërruan çdo skemë të rumunëve pa shkuar në pushim. Fraksioni i dytë më i mërzitshëm nuk solli ndryshimin e rezultatit deri në fund, me rrjetën e Ojarzabal.
Mbi 2 mijë kilometra larg, në stadiumin Renxo Barbera Italia abuzoi me një rival të lehtë si Armenia ku priste fitoren por jo me shifrat 9-1. Dopietat e Xaniolo dhe Imobile argëtuan tifozët në impiantin ishullor, po kaq sa golat e tjerë në portën e miqve, me autor Barela, Romanjoli, Zhorginjo, Orsolini dhe Kieza. gëzimi i vetëm për armenët në një nga mbrëmjet më të zymta futbollistike në histori, ishte rrjeta e nderit nga Babajan.
Sfida më e bukur e së hënës dhe ajo më e balancuara ishte në Aviva Stedium mes Irlandës dhe Danimarkës. Vendasit provuan me të gjitha mënyrat për ti marrë vendin e dytë nordikëve që do ti jepte dhe kualifikimin në finalet e Europianit. por danezët rezistuian në një barazim 1-1 që bëri Irlandën të zhgënjejë mijëra njerëz në Dublin. Braithuejt i dha epërsinë miqve para se Doherti të fiksonte barazimin që lë jashtë Europianit Irlandën.
Top Channel