Të martën, del në libraritë amerikane një nga librat më të përfolur politikë të vitit, “A Warning” (Një paralajmërim) me autor anonim.

Sipas CNN, që ka siguruar në avancë një kopje, i gjithë libri, me autor anonim që pretendon se është një zyrtar i lartë në administratën Trump, ka në qendër këtë të fundit dhe shpesh skenat në të, prezantohen si kujtime të vagëta të sjella nga zyrtarë të lartë pa emra.

Sidoqoftë, libri mban edhe pretendime shokuese, ndër të cilat si anëtarët e ekipit të Trump kishin tentuar ta sabotonin për të çuar në dorëheqjen e tij, se disa në qarkun e brendshëm të Trump ishin të shqetësuar se ai mund të manipulohej nga presidenti rus dhe se shumë zyrtarë të administratës i mbanin letrat e dorëheqjes së gatshme në tavolinat apo kompjuterat e tyre.

Burime të afërta me librin, më herët kishin konfirmuar për CNN se botuesi dhe kritikët letrarë, kishin bërë verifikime se autori i librit, është i njëjti person që vitin e kaluar shkroi në Nju Jork Times, një editorial, po anonim, të titulluar “Unë jam pjesë e rezistencës brenda administratës Trump. Shtëpia e bardhë, deri më tani ka hedhur poshtë pretendimet që përmban libri dhe në një deklaratë për CNN, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se libri prezanton një portret që është ekzaktësisht e kundërta e asaj që është në të vërtetë presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA