Mancester Junaitid rivalizon prej vitesh Barcelonën dhe Realin e Madridit për hierarkinë më të lartë të klubeve në futbollin global por rezultatet në vitet e fundit kanë cënuar edhe muskujt financiarë te Red Devils. Skuadra angleze do të raportojë 100 milionë Euro të ardhura më pak në fundin e këtij viti, për shkak të dështimit për tu kualifikuar në Ligën e Kampioneve.
Ekipi i Old Treford zbuloi parashikimet e fundit të ekspertëve dhe milionat që prisnin drejtuesit e Djajve të Kuq, nuk janë ekzaktësisht ata që mund të rivalizojnë vitin e kaluar. 560 milionë paund pritet të marrë Mancester Junaitid në total në 12 muaj, krahasuar me 627 milionë Paund në raportin e mëparshëm.
Numrat më të fundit të Mancester Junaitid tregojnë gjithashtu rënien me gati 9% të pagesave për shkak të mungesës së bonseve për lojtarët ndërsa lojtarët e blerë me çmime stratosfeike nuk kanë justifikuar thuajse asgjë. Djajtë e kuq e mbyllën sezonin e kaluar në vendin e 6 në kampionatin anglez duke u kualifikuar vetëm në Europa Lig.
Por këtë sezon mund të shkojë më keq për armatën e trajnerit Solskjaer. Aktualisht ekipi është në vendin e shtatë, plot 18 pikë larg Liverpulit kryesues.
Top Channel