Mbretëresha e Anglisë doli sot të kalërojë mbi hamshorët e saj të zinj, e shoqëruar nga kryestallieri, Terri Pendri.

Mbretëresha dhe oborrtarët e tjerë anglezë i kanë thënë djalit të sja, pricnit Endrju, se e mbëhstesin dhe e besojnë plotësisht, pas intervistës që dha në BBC.

Endjru ka marrë shumë kritika pas shfaqjes së tij në foto me një vajzë që ka qenë skllave seksi e pedofilit Epstein, i cili u vetëvra pas akuzave të ngritura nga vajzat që kishte marrë në ishullin e tij privat.

Një prej vajzave ka thënë se djali i mbretëreshës Elizabetë ka marrë pjesë në orgjitë me vajza të mitura, gjë që ai e ka refuzuar.

Në intervistën e BBC-së, princi tha madje se as nuk është shoqëruar me vajza të reja nëpër festa e në publik, gjë që u përgënjeshtrua menjëherë me disa foto që u publikuan nëpër gazetat britanike.

FOTO GALERI
3/33
Djali i mbretëreshës, princi Endrju, është akuzuar nga një prej vajzave se ka kryer orgji me të dhe tetë vajza të tjera në ishullin privat në Karaibe, të cilin Epstein e përdorte për të organizuar festa seksuale me të mitura.

Top Channel