Atletika përjashton Luiza Gegën! Kampionia flet për Top Channel: Zgjedhjet në federatë po manipulohen, duan ta marrin fitoren në tavolinë
26/11 12:38
Dy raste dhe dy gola, për Elseid Hysajn ishin ato dy episode të pjesës së parë që ndëshkuan kuqezinjtë. Kapiteni i kombëtares shqiptare e analizoi kështu në mikrofonin e Supersport sfidën e humbur në Air Albania Stadium.
“Po të rezistonim dhe pak, do bënim më mirë si në pjesën e dytë. Ato dy raste, ndikuan në humbjen e ekipit. Besoj se jemi një ekip i mirë dhe po rritemi. Treguam që jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë, që të sistemojmë problemet e fillimit. Franca nuk na trembi, por është kënaqësi të luash ndaj këtyre çunave me famë botërore”.
Top Channel