Grupi D me llogaritë ende të hapura, Italia luan për maksimumin

18/11/2019 14:48

Eliminatoret e Kampionatit Europian 2020 do të vijojnë mbrëmjen e sotme, ku tre grupe të tjera do të luajnë edhe ndeshjet e fundit, ndonëse vetëm në grupin D gara për kualifikim është ende e hapur dhe tre skuadra luajnë për dy vende.

Grupi D është ndër të paktit me llogari ende të hapura, teksa Danimarka, Zvicra dhe Irlanda do të luajnë për dy vendet që do të mund të vazhdojnë më tej në fazën finale të Kampionatit Europian.

Irlanda do të presë mbrëmjen e sotme Danimarkën kryesuese, por një fitore e vendave, do t’i çonte ata automatikisht në Europian, pasi do të barazonin me pikë skandinavët, por janë më të favorizuar me përballjet direkte.

Danimarka edhe pse mban kreun e grupit me 15 pikw nw rast humbjeje mund edhe ti thotw lamtumirw europianit duke parw qw Zvicra luan kundwr Gjibraltarit dhe i mjafton fitorja pwr tw kaluar mw tej.

Italia do të presë në shtëpi Armeninë dhe ndonëse gjithçka në grup është vendosur, “të kaltrit” e Roberto Mancinit do të tentojnë suksesin e 10 në po kaq ndeshje eliminatore, duke vendosur një rekord historik për ta.

Po në të njëjtin grup, Greqia do ët presë Finlandën dhe Bosnja do të udhëtojë në Lihtenshtein, sfida këto që kanë rëndësi për të përcaktuar renditjen pas vendit të dytë.

Nuk ka më histori për t’u shkruar as në grupin F, ku Spanja e Suedia kanë siguruar kalimin më tej, ndërsa mbrëmjen e sotme iberikët do të presin në shtëpi Rumaninë dhe nordikët do të përballen me modestët e Ishujve Faroe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA