25/11 16:26
Klaus Gjasula pavarsisht humbjes ndaj Francës ishte një nga lojtarët më aktivë në fushë për Shqipërinë. Në Supersport mesfushori i Paderborn theksoi se forca e kundërshtarit dhe fati bënë që kuqezinjtë ta përuronin me humbje stadiumin e ri.
“Ishte e vështirë sepse ka futbollistë shumë të mirë dhe na bënë situata të vështira. Humbëm 2-0 por s’ke çfarë i bën. Janë kampionë bote. Nuk ishte paraqitja më e mirë që bëmë por e shoh kundër kujt luajtëm dhe kualitetin e ekipit. Ja bëmë pak të lehtë por ishte një festë e bukur do donim pikë por aq. Çdo ndeshje duam të shënojmë por nuk na eci dhe shpresoj të na ecë më mirë vitin tjetër”.
Top Channel