Papa Francesku ka drekuar të dielën me 1500 të varfër, në Vatikan, në ditën ndërkombëtare të çrrënjosjes së varfërisë.
“Indiferenca, tha ai, shton pabarazitë në botë. Të gjithë nxitojnë, pa u shqetësuar se distancat rriten, që babëzia e pak njerëzve shton varfërinë e shumë të tjerëve”.
Në ditën botërore të të varfërve, papa mbajti edhe një meshë në sheshin e Shën Pjetrit dhe në përfundim të saj, ai u ul në tryezë bashkë me 1500 të varfër, në sallën Pali i VI në Vatikan.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë sot këtu, në këtë takim miqsh, në këtë drekë, bekoftë familjet tona. Faleminderit dhe ju bëftë mirë – tha ai.
Kështu papa iu drejtua të ftuarve në drekën në të cilën u shërbye një menu pa mish derri në mënyrë që të mund të merrnin pjesë edhe ata që i përkasin besimeve të tjera fetare që nuk e lejojnë atë.
Top Channel