Argjentina e Uruguai dhurojnë spektakël, shënojnë “yjet”, por s’ka fitues

18/11/2019 23:39

Argjentina dhe Uruguai dhuruan spektakël në miqësoren e zhvilluar në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael, sfidë në të cilën luajtën titullarë dhe shënuan emra të tillë si Lionel Messi, Sergio Aguero, Luis Suarez dhe Edinson Cavani, me “yllin” e Barcelonës që u rikthye në përfaqësuesen bardhekaltër pas një mungesë të gjatë.

Gjithçka nisi keq për Argjentinën, që e pa veten në disavantazh në minutën e 34-t, falë bashkëpunimit mes Suarezit dhe Cavanit, me sulmuesin e PSG-së që realizoi nga një distancë e afërt. Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa 18 minuta pas startit të pjesës së dytë, Sergio Aguero, i i shërbyer nga Lionel Messi (goditje e lirë), barazoi me kokë 1-1.

Vetëm 5 minuta më vonë Suarez ndëshkoi për herë të dytë portierin Andrada, ndërsa golin e barazimit dhe të rezultatit përfundimtar 2-2 e shënoi Lionel Messi me 11-metërsh në minutën e dytë shtesë.

Tifozët izraelitë u dëfryen me një miqësore luksi, që për nga antagonizmi dhe spektakli i dhuruar në fushë i ngjante një përballjeje të kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA