France's forward Olivier Giroud (R) vies with Albania's midfielder Klaus Gjasula during the Euro 2020 Group H football qualification match between Albania and France at the Air Albania Stadium in Tirana, on November 17, 2019. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka kërkuar nga sulmuesi Olivier Giroud, që të largohet nga Chelsea në afatin dimëror.

Francezi është zgjedhja e tretë për sulmin e “bluve”, por luan titullar me përfaqësuesen e Francës.

Deschamps ka thënë se Giroud duhet të largohet në mënyrë që të luajë më shumë, transmeton KosovaPress.

“Ai e di që duhet të luajë më shumë dhe nëse ka ndonjë ekip ku i ofrohet kjo është mirë për ta shfrytëzojë si mundësi”, deklaroi ai. Së fundmi, mediat angleze kanë raportuar se Inter ka shprehur interesim për Giroud dhe mund të nisin bisedimet me Chelsean për ta transferuar për 6 milionë paund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA