Kosova ishte e pafuqishme kundër Anglisë, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-4.
Winks shënoi në minutën e 31 pas një depërtimi të bukur në zonë. Përpjekjet e Kosovës nuk ishin të suksesshme duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në avantazhin e miqve.
Pjesa e dytë filloi me një Kosovë e cila u hodh në sulm që në fillim por gabimet në mbrojtje e ndëshkuan sërish.
Në 10 minutat e fundit Kosova pësoi edhe 3 gola të tjerë. Në minutën e 79 Stërling jep një krosim të ulët dhe Kanë shënon golin e dytë duke përfituar nga hutumi i mbrojtjes së Kosovës.
Në minutën e 83 Stërling jep një asist për Rashford i cili me anë të një goditjeje me të djathtën mposhti portierin Muriç.
Në minutën e 90 mesfushori Dreseviç gaboi në hyrje të zonës duke i dhënë mundësinë djaloshit Mount.
Kosova e ka edhe një shans për tu kualifikuar në Euro 2020, pasi do të luajë në play-off të Nation League.
Top Channel