Agjencia e Intelegjencës së Ukrainës ka thënë se ka arrestuar një figurë kryesore të grupit ekstremist Shteti Islamik.
Ai quhet Al-Bara Shishani, me nacionalitet nga Gjeorgjia, u gjet afër kryeqytetit të Ukrainës, ka njoftuar Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës, këtë të premte.
Sipas njoftimit, pjesë e operacionit kanë qenë Agjencia Qendrore e Intelegjencës dhe Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë.
Zëdhënëse e Agjencisë së Intelegjencës, shprehet se i ndaluari është gjetur në Ukrainë dhe se emri i tij i lindjes është Cezar Tokhosashvili.
Shishani kishte shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani, i cili nga Pentagoni përshkruhej si “ministër i luftës”.
Në njoftim shkruhet gjithashtu, se Shishani kishte shkuar në Turqi në vitin 2018 dhe përmes një pasaporte të rreme kishte udhëtuar për në Ukrainë, ku dhe vazhdonte të koordinonte aktivitetet e Shtetit Islamik.
Top Channel