Në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja u ndal ndër të tjera te ndeshja me Andorrën për të vazhduar më pas me pritshmëritë sa i takon përballjes me Francën.
“Kur hyn në fushën e lojës duhet të mendosh për fitoren me cilëndo skuadër përballesh, në rast të kundërt më mirë të mos zbresësh. Me Andorrën gabuam, ishte një gabim më shumë psikologjik dhe është më mirë ta harrojmë këtë ndeshje. Por duhet të mendojmë edhe këtë, që Andorra nuk shënonte prej 9 vitesh, na shënoi 2 gola. Ndaj Francës motivimi është duke marrë parasysh edhe nivelin e skuadrës e për më tepër Franca nuk mbyllet si Andorra. Nuk mendoj se situatat taktike janë vendimtare, janë vendimtare interpretimet. Përsa i përket Roshit, ai luan në krahë pavarësisht skemës. Ne kemi një mënyrë të të luajturit dhe e dimë ku Franca mund të na vendosë në vështirësi, për këtë kemi punuar këto dy ditë. Duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin mbrojtës dhe të shfrytëzojmë hapësirat që mund të na lejojë Franca.”
Përsa i përket karrierës në kombëtare, Reja tha:
” Komplimente për Didier që u shpall kampion bote dhe fitoi si trajneri me i mirë. Kam punuar në klube dhe propozimi për të drejtuar një kombëtare më erdhi vonë, por e kisha menduar prej kohësh. Është impenjim tjetër, në kombëtare gjërat janë ndryshe ke më shumë kohe, por përgjegjësia e madhe Kam folu edhe me Didier dhe është i kanaqur me punën e tij dhe stresi nuk ishte i njëjtë si te Juventusi. Kemi një impenjim ndryshe, më vjen keq që nuk erdha më parë që ta njihja dhe përgatisja më mirë. Për të ardhmen premtoj për rezultate me të mira, sepse kjo skuadër mund të përmirësohet.”
Po kështu, Reja u ndal edhe te mungesat:
“Mungesa kemi, por kemi një skuadër me lojtarë që janë të barabartë në vlere.ata që do te zbresin në fushën e lojës do të jenë të përgatitur. Ndaj Francës do të jetë e vështirë, është një skuadër e fortë por jo gjithnjë fiton më i forti,. duhet të përdorim jo vetëm zemrën, por edhe trurin sepse duhet të tregohemi inteligjentë për t’u përballur me skuadra të tilla, pastaj me stadiumin e ri kemi përgatitur planin tonë dhe shpresojmë që ta shohim edhe në fushën e lojës.”
Top Channel