Kombëtarja shqiptare barazoi në mënyrë surprizë me Andorrën me rezultatin 2-2 në një sfidë ku duket se një pjesë e futbollistëve nuk kishin përqendrimin maksimal.
Vetë trajneri Edy Reja pranoi se priste më shumë nga të besuarit e tij
“Është e vërtetë që nuk e nisëm me këmbën e mbarë këtë ndeshje dhe nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtarëve në fushë. Prisja më shumë nga skuadra dhe nga lojtarë të caktuar në fushën e lojës sot. u treguam pak mendjelehtë, pasi ana psikologjike peshoi shumë. Gjëja e parë që bëra në fillim të grumbullimit, ishte të tregoja rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe lojtarët e kuptuan, por sot nuk arritëm të bëjmë gjëra të mira. shpresoj që të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Reja.
Ndërkaq edhe vetë futbollistët ishin të zhgënjyer për paraqitjen e bërë në fushën e lojës, madje kishte nga ata që e pranuan se e nënvlerësuan Andorrën.
Fushata kualifikuese e Euro 2020 do të mbyllet të dielën me sfidën ndaj Francës, një ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin e ri tek i cili është shfaqur edhe logoja e emrit komercial “Air Albania Stadium”. Ashtu si çdo ndeshje tjetër të Kombëtares edhe kjo përballje do të transmetohet në Digitalb.
Top Channel