Gratë shtatëzëna në vendin tonë janë skeptike përsa i përket vaksinës së gripit.

Edhe pse e dinë që futen në grupet e riskut, e nëse preken nga virusi i gripit riskojnë shëndetin e tyre dhe të bebes, ato hezitojnë ta bëjnë. Alba pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

“Jam 5 muajshe, po kam frikë se mos më ndikon dhe më shkakton ndonjë gjë tek bebi”, shprehet ajo.

Në fakt, janë të shumta nënat shtatzëna që ose refuzojnë me bindje të plotë ose hezitojnë të bëjnë vaksinën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka targetuar si grupe me risk nëse preken nga virusi i gripit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, të moshuarit, fëmijët e vegjël. Virusi i gripit tek personat me imunitet të rënë shfaq simptoma dhe komplikacione të rënda deri edhe në humbje jete.

Alma Demiraj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA