Ilir Meta do të kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Ardian Dvorani, duke i kërkuar drejtësisë dënimin e tij nga 2 deri në 7 vite burg.

Kallëzimin e tij, kryetari i shtetit e mbështeti në akuzën se Ardian Dvorani në shkelje flagrante te Kushtetutës e ka vendosur Presidentin në pa mundësinë për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Pa i përmendur emrin Meta reagoi për deklarimet e Kryeministrit në parlament se për Kushtetuesen është konsultuar me ekspertë të huaj.

Meta si Presidentit përforcoi edhe një herë kërcënimin për t’iu drejtuar popullit.

Ardian Dvorani përmes një reagimi për mediat u shpreh i gatshëm për tu përballur me ligjin, si një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet Reforma në Drejtës, sipas tij. paralajmërimi për kallëzimin penal të Dvoranit, erdhi në të njëjtën ditë kur skadoi edhe afati për depozitimin e kandidateve për KED-në e vitit 2020 në zyrën e Presidentit. Me këtë lëvizje duket se Meta kërkon të zgjidhë konfliktin me Dvoranin, jo vetëm duke e dënuar penalisht por edhe duke e përjashtuar nga drejtimi i KED-së.

Pasi neni 221 i ligjit për organet e sistemit te qeverisjes së drejtësisë, parashikon se kandidatët të cilët janë në hetim, përjashtohen nga shorti. Ligji parashikon se anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë është edhe kryetar i KED e në kushtet kur Dvorani është anëtar i vetëm i kësaj gjykate ai rrezikon drejtimin e këtij institucioni, përmes përjashtimit nga shorti.

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA