Koreja e Veriut për Biden: Qen i tërbuar, duhet të goditet për vdekje me shkop

15/11/2019 14:25

Koreja e Veriut përdori fjalorin më të ashpër deri tani kundër ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, të cilin e quajti “një qen të tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje me shkop”.

Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020. Gjuha e përdorur në 14 nëntor, është e pazakonshme edhe për standardet e Koresë Veriore, e cila nuk ka ngurruar t’i sulmojë personat që i sheh si armiq.

Biden “pati guximin të sfidonte dinjitetin e liderit suprem”, tha agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan, KCNA. “Qentë e tërbuar si ai mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të vrapojnë… Ata duhet të goditen me shkopinj për vdekje. Kjo gjë do të jetë edhe në përfitim të SHBA-së”, shton agjensia në fjale. Biden ka treguar se “se ka shenja të sëmundjeve mendore. Duket se ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”, është thënë ndër të tjera në agjencinë verikoreane. Në fushatën e Bidenit të prezantuar javën e kaluar, është publikuar një reklamë e cila sulmonte politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se “diktatorët dhe tiranët po përgëzohen, aleatët tanë po largohen”.

Fjala “tiran” përmendet në kohën e njëjtë kur paraqitet një fotografi e Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, në samitin e mbajtur vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA