Raheem Sterling do të jetë titullar në ndeshjen e së dielës që Anglia do ta luajë në Prishtinë kundër Kosovës.

Mediat angleze raportojnë sot se Gareth Southgate do të rikthejë në formacion yllin e Cityt pas pezullimit për një ndeshje për shkak të problemeve me mbrojtësin Joe Gomez, probleme që u bartën nga sfida Liverpool-City e kampionatit anglez.

Sot Anglia luan ndaj Malit të Zi duke u bërë kombëtarja e parë që luan 1000 ndeshje ndërkombëtare.

Rivaliteti mes lojtarëve brenda kombëtares angleze i cili ka si burim rivalitetin mes skuadrave të tyre ka qenë një problem i hershëm te “tre luanët”, madje shihet si arsye se pse nuk kanë arritur të fitojë ndonjë kompeticion madhor, përkundër cilësisë që kanë poseduar si ekip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA