“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar
Nxënësit që i shpëtuan sulmit të radhës në shkollat amerikane, i cili u mbyll sot me një të vdekur dhe dy tre të plagosur, tregojnë se ishte një përvojë e tmerrshme.
“Duhej t’u shpëtonim plumbave që kërcisnin rrotull nesh, të fshiheshim nëpër dollape”, thonë ato për mediat.
“Ishte shumë e frikshme. U dëgjua një e shtënë. Pastaj katër të tjera. Pastaj nisëm të gjithë të vrapojmë”, thotë një vajzë që ende dridhet teksa përqafon të ëmën.
“Dëgjova vetëm fëmijë që vraponin të tmerruar e që telefonin prindërit e tyre”, thotë një tjetër.
“Sapo dëgjuam të shtënat, vrapuam për të shpëtuar kokën. Pamë fushën e hapur dhe vrapuam në atë drejtim”, thonë të tjerët, të cilët shkuan te një kantier ndërtimi ku morën ndihmë nga punëtorët.
Top Channel