22/11 19:49
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Sllovaki ku një kamion është përplasur me një autobus. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen 12 persona.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të qytetit, Nitra, 90 kilometra në lindje të kryqytetit, Bratisllavë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Pas përplasjes autobusi ka dalë nga rruga dhe disa persona kanë mbetur të bllokuar në të. Mësohet se në mesin e të vdekurve janë edhe 4 nxënës të shkollave të mesme.
Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka thënë se ai do ta ndërpresë një vizitë zyrtarë në Qipro një ditë më herët për t’u kthyer në Sllovaki.
Ky ishte aksidenti më i përgjakshëm rrugor në një dekadë që ka ndodhur në këtë shtet, ka thënë policia.
Top Channel