Shifrat e rritjes ekonomike të tremestrit të tretë, që priten të dalin sot, duhet të tregojnë masën e ngadalësimit të ekonomisë kryesore evropiane.

Pas rënies me 0,1 % të PBB në tremestrin e dytë, PBB pësoi një rënie tjetër me 0,1 % midis korrikut dhe shtatorit, duke shënuar kështu recesionin e parë teknik të vendit gjatë nëntë vjetësh.

Në shtator, prodhimi industrial zhgënjeu përsëri, duke rënë me 0,6 % brenda muajit, i ndikuar nga konflikti tregtar kinezo-amerikan, telenovela e pafund e Brexit dhe kërcënimet e Donald Trump në lidhje me importin e automjeteve evropiane.

Pyetja që rëndon tani mbi ekonominë gjermane është nëse konsumi i brendshëm, i nxitur nga qëndrueshmëria e tregut të punës, do të vazhdojë të kompensojë plogështinë e eksporteve dhe investimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA