Hadërgjonaj: Do të japim gjithçka që t’ju bëjmë të lumtur

14/11/2019 12:09

Kosova sot zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, ndaj Republikës Çeke.

Djelmoshat kosovarë do të mundohen të marrin tre pikë të plota në përballjen ndaj kombëtares çeke, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

I gatshëm për këtë ndeshje është shprehur edhe Florent Hadërgjonaj.

“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur”, ka shkruar Hadërgjonaj në faqën e tij në Facebook.

Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Kosovës zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45 dhe do transmetohet nga Digitalb./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA