Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit, por edhe në lumin e Vlorës.
Fotot dhe videot paraqesin pasojat e dëmeve, konkretisht në Nartë, rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë (pranë Havana), Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën “Resulaj”, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.
Aktualisht brigadat e avarive OSHEE Vlorë pasi morën masat tekniko-organizative janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti.
Top Channel