Rodrygo: Nuk dua të kem presionin e zëvendësimit të Ronaldos

13/11/2019 12:44

Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo ka thënë se është turp që nuk ka arritur të luajë me Cristiano Ronaldon në Real Madrid dhe nuk dëshiron të jetë zëvendësimi i tij.

18-vjeçari po impresionon të gjithë me paraqitjet e tij pasi ka arritur të shënoi pesë gola në gjashtë ndeshje, transmeton KosovaPress.

Rodrygo ka arritur të fitojë krahasimin me portugezin, i cili ka arritur të thyejë rekord në klub duke shënuar 450 gola para se të transferohet në Juventus.

Braziliani tha se ka qenë ëndrra e tij të luajë me pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili është një ndër lojtarët më të mirë në histori të klubit.

“Të luajë me Cristiano Ronaldon në Real Madrid, ishte ëndrra ime dhe është turp që u largua sepse mendoj që do të ishte shumë vështirë të luaj me të. Jam shumë i ri për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili është një ndër lojtarët më të mirë në histori të klubit. Nuk dua të kem presionin e zëvendësimit të Ronaldos”, deklaroi ai.

“Los Blancos”, janë në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, aq sa ka edhe lideri Barcelona por që ka arritur të shënojë më shumë gola.

Top Channel