Moti i keq në dy brigjet e detit Adriatik ka krijuar probleme dhe në grafikun e lëvizjes së trageteve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Mbrëmjen e kaluar asnjë nga tragetet e linjës nuk është nisur nga porti i Durrësit, ndërsa mëngjesin e sotëm është nisur drejt Barit një nga tragetet.

Ndërkohë moti i keq ka krijuar probleme edhe në zona të tjera të vendit. Nga era dhe reshjet e dendura prej pasdites se djeshme ka probleme me energjinë elektrike ne disa fshatra të qarkut Korçë. Sipas të dhënave nga OSHE mbi 60 punonjës janë në terren për eleminimin e defekteve të energjisë elektrike ku përfshihet zona e Barcit, pjesa veriore e zonës industriale të qytetit të Korçës, fshatrat përreth, si edhe fshatrat e thellë të malësisë së Gores, Moglices dhe Oparit, ashtu siç ka probleme edhe ne disa fshatra të njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë. Ka probleme edhe në disa fshatra te Pogradecit.

Ndërkohë është ndërprerë energjia elektrike edhe në disa fshatra në Këlcyrë e Kurvelesh, ndërsa banorë të fshatit Golem në njësinë Cepo Gjirokastër njoftojnë se aksi drejt Gjirokastrës është i pakalueshëm prej rrëshqitjeve dhe prurjeve inerte. Golemi është fshati me malor i bashkisë Gjirokastër i vendosur në lartësinë 1000m.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA