Gazetari Musatafa Nano ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku reagoi për herë të parë pasi i anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni”, në Shkodër.
Shfaqja e titulluar “Nuk ka kurva në këtë botë”, ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni, por më pas Muç Nanos iu komunikua nga drejtuesit e teatrit që shfaqja duhet të anulohej për shkak të reagimeve të qytetarëve.
Nano e quajti të gjithin këtë si një veprim shumë ofendues dhe të pavend, duke këmbëngulur se reagimet kundër shfaqjes kanë ardhur nga një pakicë dhe jo masivisht nga qytetarët shkodranë.
Thënë këtë, ai gjeti momentin live në studio për t’u bërë thirrje të gjithë shkodranëve që ta presin ditën e shtunë, sepse e ka ndarë mendjen mendjen për ta dhënë shfaqjen.
Top Channel