Klubi i Napolit në Serinë A nuk po kalon një moment të mirë. Nga njëra anë kriza e rezultateve dhe nga ana tjetër tensionet brenda skuadrës, që kulmuan me refuzimin e futbollistëve për të shkuar në grumbullim pas ndeshjes me Salzburgun.
Në këtë periudhë, që është një nga më të vështira të epokës De Laurentiis, nga Anglia vjen një lajm u bujshëm: Familja Al-Thani, sipas “Daily Mail”, i ka ofruar numrit një të skuadrës napolitan 560 milionë euro për ta blerë klubin.
Është pikërisht kaosi i ditëve të fundit që e ka shtyrë De Laurentiisin ta marrë në konsideratë mundësinë e shitjes së shoqërisë. Familja e sheikut Al-Thanit, që ka në pronësi edhe PSG-në, muajt e shkuar kishte bërë një sondazh për të blerë Romën, por duket se nuk ka asnjë qëllim për të blerë klubin verdhekuq. Tashmë objektiv i AL-Thanit është Napoli, i vlerësuar nga sheiku 560 milionë euro.
Top Channel