Ricardo Montolivo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare.

I harruar për rreth 1 vit e gjysmë në fund të eksperiencës së tij me Milanin, ish-mesfushori i kombëtares italiane ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas kësaj periudhe shumë të keqe me kuqezinjtë pasi nuk gjeti dot një skuadër për të vazhduar karrierën që nga vera e këtij viti kur ishte një lojtar i lirë në treg.

Në një intervistë për mediat italiane, Montolivo e ka fajësuar Genaro Gattuson dhe klubin e Milanit që sipas tij i shkatërruan karrierën dhe e bënë të tërhiqej përpara kohe.

”18 muajt e fundit te Milani ishin një kalvar i vërtetë për mua. Më nxorrën jashtë projektit, nuk më jepnin asnjëherë përgjigje, më fshihnin të vërtetat dhe më detyruan të tërhiqesha nga futbolli. Nëse do u kisha shpallur luftë do kisha fituar me siguri diçka por po ta bëja diçka të tillë nuk do shihja dot veten në pasqyrë. Gattuso asnjëherë nuk ma shpjegonte arsyen se përse më linte jashtë. Më thoshte që nuk luaja sepse nuk kisha minutazhin e duhur në këmbë, por kurrë nuk më fuste në lojë. Dhe pastaj të mos thonë që refuzova transferimin”, deklaroi Ricardo Montolivo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA