Vjen lajmi që nuk pritej, sulmuesi më i mirë i Kosovës humbet dy ndeshjet e radhës

12/11/2019 19:13

Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertën ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendos shumë sa i përket shpresave për kualifikim të “Dardanëve” në Europianin e 2020-ës. Por përfaqësuesja kosovare duhet t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin më të mirë të saj, Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Fenerbahce u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe ditën e djeshme zhvilloi stërvitje të personalizuar. Por nga Turqia ditën e sotme vjen sinjalizimi se 25 vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm si për takimin ndaj Çekisë, ashtu edhe atë ndaj Anglisë, tre ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët renditen në vendin e tretë me një pikë më pak se Republika Çeke, për këtë arsye në sfidën e të enjtes do të tentojë me çdo kusht fitoren, për të qenë në pozita komode dhe për të tentuar kualifikimin në ndeshjen ndaj Anglisë të dielën të dielën e 17 nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA