Shkup/Qeveria tërheq propozim-ligjin për protesta
12/11/2019 11:07
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tërheq propozim-ndryshimet e Ligjit për tubime publike, ka hapësirë për negociata dhe përmirësime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dëgjoi vërejtjet e organizatave qytetare për ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për tubime publike dhe në seancën e sotme të 164 vendosi që të tërheq propozim-ndryshimet me qëllim që të sigurohet një konsultim më i gjerë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria vlerëson se ka hapësirë për negociata dhe për përmirësimin e përmbajtjes me qëllim që të mundësoj shprehjen e lirë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë./Alsat-M/
Top Channel