Lojtari kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle (do të transmetohet e plotë të enjten), ku ka folur për situatën e tij te klubi katalan.
Mesfushori 31-vjeçar thotë se ndihet i trishtuar, sepse i kanë “vjedhur” topin (në mënyrë figurative), për faktin që nuk po luan më.
“Si mund të jetë i kënaqur një futbollist? Sigurisht duke luajtur futboll. Është sikur t’i marrësh vajzës sime lodrën e saj të preferuar. Ajo do të mërzitet dhe do të jetë e trishtuar. Epo edhe unë ndihem njësoj, ata ma morën topin tim. Ndihem i trishtuar ”.
Rakitic pretendon më shumë respekt për gjithçka ka dhënë te Barcelona, që kur nënshkroi për katalanët në vitin 2014.
“Unë i kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit apo të klubit, por mendoj se kam dhënë shumë në këto pesë vjet. Kulmin e karrierës e kam këtu. Dua të jem në gjendje të shijoj futbollit, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Njeriu kënaqet vetëm duke luajtur. Unë jam 31 vjeç, nuk jam 38, dhe ndihem më në formë se kurrë.”
Top Channel