Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se më 12-13 nëntor moti do të përkeqësohet, për t’u qetësuar pas mesnatës së të mërkurës.
Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.
Zonat me mot më të përkeqësuar do jenë Kanali i Otrantos dhe Gjiri i Vlorës. Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.
Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Top Channel