Mot i keq në Vlorë/ Pezullohet linja Vlorë-Brindisi
12/11/2019 10:45
Moti i keq ka përfshirë Vlorën, duke u shoqëruar me erë të fuqishme, shpejtësia e së cilës shkon deri në 20 m/s, ndërkohë që dallgët arrijnë deri në 9 ballë jashtë gjirit të Vlorës.
Kjo ka sjellë edhe pezullimin e lundrimit detar, që nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi deri tek anijet më të vogla.
Top Channel