Mblidhet KLP, caktohet metodologjia për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

12/11/2019 10:11

Ka nisur mbledhja e KLP ndërsa është miratuar me 11 vota pro “Metodologja orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Këshilli administron deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vlerësimit/renditjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Por dy nga anëtaret e KLP kanë deklaruar se ka konflikt interesi për garën për prokurorë të përgjithshëm dhe nuk do votojnë: Esmeralda Keshi anëtare e KLP dhe Tartat Bazaj.

Ata u shprehën: Kemi konflikt interesi dhe nuk mund të shprehemi për renditjen e kandidatëve që garojnë për prokurorë të Përgjithshëm.

Keshi argumenton masën e referuar në KPK nga Marku si konflikt interesi, ndërsa Bazaj për çështjen e dekriminalizimit.

Por ndërkohë nuk deklaron konflikt interesi anëtari tjetër i KLP Besnik Cani, ish këshilltar i Arta Markut, i cili është një nga tre pretendentët për PP.

Edhe anëtari tjetër Kosta Beluri deklaron konflikt interesi.

Nesër tre pretendentët Arta Marku , Fatjona Memcaj dhe Olsian Cela do të intervistohen.

Sikurse burime të gazetares Anila Hoxha treguan, seanca e intervistimit që do të zhvillohet këtë të mërkurë do të mbahet edhe në praninë e kamerave dhe do të jetë live.

vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA