Janë katër kritere në të cilat do të vlerësohen kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar metodologjinë për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e tre kandidatëve që synojnë drejtimin e organit të akuzës.
Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Oslian Çela janë tre kandidatët në garë dhe të cilët do të synojnë marrjen e 50 pikëve për t’u renditur të parët në listë.
Katër kriteret ku ata do të vlerësohen janë: Aftësia profesionale; integriteti moral; aftësia organizative dhe drejtuese; elementë shtesë.
Këto kritere përfshijnë disa nënkritere brenda tyre si: përvoja e punës; rezultatet universitare; reputacioni profesional dhe shoqëror; cilësia e vizionit; aftësia në komunikim; zotërimi i gjuhëve të huaja.
Këto nënkritere vlerësohen nga 1 deri në 6 pikë.
Top Channel