Kosova në eliminatore, kërkohet fitorja ndaj Çekisë

12/11/2019 13:53

Përfaqësuesja e Kosovës vijon përgatitjet për ndeshjen e saj të kualifikueseve të Euro 2020, atë me Çekinë, një sfidë kjo që ka një rëndësi shumë të madhe përsa i përket çështjes së kualifikimit për në fazën finale të këtij kompeticioni.

Pas kryerjes së seancës së radhës stërvitore, Amir Rrahmani tha se skuadra do të kërkojë të japë maksimumin për këtë ndeshje të cilën e përkufizon si të vështirë.

“E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, sepse luajmë me kundërshtarin direkt për vendin e dytë edhe dihet që ndeshjen e parë e kemi fituar në shtëpi 2-1, atje do të jetë një ndeshje shumë ndryshe, me shumë presion edhe Çekia ka presion më të madh se ne, kështu që do të jetë një ndeshje me tension dhe e jona është të japim maksimumin”, shprehet Amir Rrahmani, futbollist i Kosovës.

Ndërsa për portierin Ujkani që ka një të kaluar edhe me përfaqësuesen shqiptare, kjo sfidë me Cekinë është një finale e vërtetë dhe se objektivi i Kosovës, padyshim është marrja e 3 pikëve.

“E shikojmë ndeshjen e së enjtes si një finale. Duhet patjetër të japim maksimumin dhe të provojmë të marrim rezultatin maksimal, me pas pikë në mënyrë që me mbajt ëndrrën realitet, ky është qëllimi yne. Por normalisht e dimë se nuk do të jetë lehtë dhe e kemi fatin normalisht edhe pas me pas edhe një rast tjetër. Ne vetëm mendojmë të enjten me jep maksimumin edhe me provuar me marr rezultatin që na duhet”, ka thënë Samir Ujkani, futbollist i Kosovës.

Aktualisht skuadra e Bernard Challandes është në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë të Grupit A te kualifikueseve, ndërkohë që vlen të theksohet se ajo do të luajë edhe playoffin e Nations League. Sfida mes Republikës ceke dhe Kosovës do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA